Defekt në Tiranë, dëmtohet punonjësi i OSHEE gjatë riparimit në kabinë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 22-11-2019 Defekt në Tiranë, dëmtohet punonjësi i OSHEE gjatë riparimit në kabinë Foto ilustruese

OSHEE njofton se zona e Yzberishtit në Tiranë ka mungesë energjie për shkak të një defekti në një kabinë private.

Brigadat e OSHEE po punojnë për riparimin e defektit, ndërsa gjatë ndërhyrjes është dëmtuar edhe një prej punonjësve. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i OSHEE:

Brigadat e OSHEE vijojne intensivisht punen per riparimin e defektit ne kabinen private prane Yzberishtit.

Avaria ne kete kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesem.

Gjate punimeve per riparimin e rrjetit ka pesuar demtime nje punonjes i OSHEE, i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Aktualisht po behen manovrimet perkatese per rikthim te shpejte te furnizimit me energji elektrike.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03920316696167
array(1) { ["section"]=> string(76) "defekt-ne-tirane-demtohet-punonjesi-i-oshee-gjate-riparimit-ne-kabine-186861" }