Dega në Shqipëri, a do të hyjë Vetëvendosja në zgjedhje? Albin Kurti: Nuk i dihet

Publikuar tek: aktualitet, më 22:52 25-04-2019 Dega në Shqipëri, a do të hyjë Vetëvendosja në zgjedhje? Albin Kurti: Nuk i dihet Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se dega e Vetëvendosjes në Tiranë për momentin nuk e mendon hyrjen në zgjedhje atje, por shtoi ai, më vonë nuk i dihet kurrë.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala në televizionin T7, Kurti u shpreh se kriza politike në Shqipëri është më e madhe se sa në Kosovë dhe kjo  ka sjellur edhe nevojën e një formacioni të ri politik atje.

‘Tani për tani jemi vetëm qëndra për Lëvizjen Vetëvendosje, zyra e Tiranës me një autonomi të vetën të ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje këtu. Zyra e Vetëvendosjes në Tiranë me kryetar Enis Sulstarovën dhe me drejtor ekzekutiv Bojken Abazin, nuk është regjistruar si parti në KQZ.

Pyetjes së gazetarit Leonard Kerçuku se a do të marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje dega në Tiranë në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, Kurti iu përgjigj se së shpejti jo, por më vonë nuk mund ta dijë askush.

‘Besoj që në Shqipëri ka pasur lëvizje studentore dhe kanë pasur aksione të organizatave por që sjanë bërë dot lëvizje. Kanë qenë organizata si MJAFT-i, pjesë e të cilës kanë qenë edhe pjesëtarët e tanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë,  por që nuk kanë arritur të bëhen dot lëvizje.

Mund të them që kur bën një aksion politik, nuk i ndodh diçka vetëm tjetrit por edhe ty, ky lloj feedback-u që i ndodh atij që vepron, bën një lëvizje’, tha në emision lideri i Vetëvendosjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026391983032227
array(1) { ["section"]=> string(85) "dega-ne-shqiperi-a-do-te-hyje-vetevendosja-ne-zgjedhje-albin-kurti-nuk-i-dihet-161881" }