Degjeneron emisioni/ Frrok Çupi s’përmbahet ndaj këshilltarit të Metës: I burgosur dreqi, hajdut. Spurdhjakër që keni çmendur Presidentin

Publikuar tek: politike, më 00:17 21-02-2020 Degjeneron emisioni/ Frrok Çupi s’përmbahet ndaj këshilltarit të Metës: I burgosur dreqi, hajdut. Spurdhjakër që keni çmendur Presidentin Ne debat: Frrok Çupi - Bldei Dervishi

Analisti Frrok Çupi dhe këshilltari i Presidentit Meta, Bledi Dervishi janë përplasur ashpër mbrëmjen e sotme, teksa flisnin për tubimin antiqeveritar të 2 marsit.

Që në nisje të emisionit, Çupi ka kërkuar që Dervishi të mos të ishte pjesë e debatit pasi ishte nënpunësi i Presidentit Meta. Emisioni ka degjeneruar në momentet e fundit të tij kur Frrok Çupi e ka quajtur Dervishin hajdur dhe të burgosur.

Pjesë nga debati:

Dervishaj: E nisët që në fillim këtë emision me fyerje ndaj presidentit dhe ndaj meje, por kërkoj të them se presidenti me datë 2 mars do të bëjë çdo gjë që i jep tagër Kushtetuta

Çupi: Bobo, çfarë këshlltari. Vjen nga burgu dhe na flet neve për fyerje. Jeni spurdhjakër që e keni çmendur presidentin. Si ju lejon të futeni në zyrë. I burgosur dreqi, hajdut. Na i nerverite mor burrë

Dervishi: Vazhdoni sërish me fyerje. Janë idjote argumentat tuaja. Presidenca është institucion kompetent që po i vë fre mazhorancës

Çupi: Po ç’ fre more. Kjo është mazhoranca më e mirë, se jam dhe opozitar po këtë sdoja ta thoja.

Bjerini shkurt. Keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët nëprsidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009166955947876
array(1) { ["section"]=> string(140) "degjeneron-emisioni-frrok-cupi-s-permbahet-ndaj-keshilltarit-te-metes-i-burgosur-dreqi-hajdut-spurdhjaker-qe-keni-cmendur-presidentin-195920" }