Dëgjesa për Butrintin/ Neritan Ceka batuta me ministren: Intelektualët s’janë këpucë! Ja si i përgjigjet Margariti

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 16-11-2019 Dëgjesa për Butrintin/ Neritan Ceka batuta me ministren: Intelektualët s’janë këpucë! Ja si i përgjigjet Margariti Ministrja e Kultures, Elva Margariti, ne degjesen publike per Butrintin

Ministria e Kulturës organizoi ditën e djeshme një dëgjesë publike përsa i takon draft planit të menaxhimit të Butrintit me fondacion të posaçëm.

Në këtë dëgjesë ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije se kishte ftuar të gjiitha palët e interesuara, ekspertëve të fushës së arkeologjisë, grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të komunitetit.

Gjatë dëgjesës pati edhe ‘përplasje’ dhe shkëmbim batutash mes ekspertëve arkeologë dhe ministres së Kulturës, transmeton newsbomb.al.

Kreu i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita, arkeologu Skënder Muçaj, një ndër themeluesit e Parkut Kombëtar te Butrintit, Auron Tare si dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka, shkëmbyen batuta ironike me ministren Elva Margariti.

Ekspertët shqiptarë të fushës theksuan anashkalimin dhe mospërfshirjen e e tyre në procesin e hartimit të draft-planit për menaxhimin e Butrintit me fondacion të posaçëm, transmeton newsbomb.al.

Ish-drejtori Fondacionit Butrinti, Auron Tare bëri me dije se propozimi i ministrisë për draft planin e menaxhimit të Butrintit nuk është ende i qartë se si do të funksionijë. Sipas tij qëllimi është që ky menaxhim t’i jepet një fondacioni të huaj.

Arkeologu Neritan Ceka debatoi ashpër me ministren Margariti në tryezën e diskutimit për Butrintin.

Ceka e quajti të turpshëm faktin e përjashtimit të arkeologëve shqiptarë nga Bylisi, duke i thënë ministres Margariti se arkeologët intelektualë nuk janë këpucë. Nga ana tjetër ministrja kërkoi që të mos përdoreshin më këto metafora gjatë dëgjesës, duke shtuar se Parku Kombëtar i Butrintit nuk është vetëm i shqiptarëve, por pasuri botërore.

Pas dëgjesës publike, Ceka tha për mediat se ministrja e Kulturës nuk po i merr në konsideratë  studiuesit shqiptarë dhe po nënvlerëson studiuesit. Sipas tij këto emra po zëvendësohen me persona anonim të cilët mohojnë të vërtetat shkencore, që kanë prapavijë politike, transmeton newsbomb.al.

Arkeologu Ceka theksoi se asnjë specialist shqiptar nuk ka qenë pjesë e konsultimit paraprak dhe ka shpresuar se ky qëndrim armiqësor ndaj arkeologëve që kanë krijuar Butrintin të marrë fund me këtë dëgjesë publike.  

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007498025894165
array(1) { ["section"]=> string(118) "degjesa-per-butrintin-neritan-ceka-batuta-me-ministren-intelektualet-s-jane-kepuce-ja-si-i-pergjigjet-margariti-186124" }