Dëgjesë me Metën për paktin me Greqinë, mbërrijnë në presidencë anëtarët e Komisionit të Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 09:28 02-03-2018 Dëgjesë me Metën për paktin me Greqinë, mbërrijnë në presidencë anëtarët e Komisionit të Jashtëm

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta pritet të japë sqarime sa i takon marrëveshjes për detin me shtetin grek.

Anëtarë të opozitës kërkuan sqarime më të detajuara sa i takon fazave të negociatave, ndaj u vendos që sot pas orës 08.00 të mëngjesit të zhvillohet një takim mes Metës dhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm.

Ashtu siç ishte parashikuar, ata kanë mbërritur në ambientet e presidencës fiks në orën 08.15. Në takim të pranishëm janë Klajda Gjosha, Vasilika Hysi, Klevis Balliu, Ervis Kushi, Ervin Bushati, Edi Paloka, Tritan Shehu, Nard Ndoka, Rudina Hajdari, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka. 

Në këtë takim mungojnë deputetët Andrea Marto dhe Adnor Shameti.

Meta do japë sqarime para Komisionit të Jashtëm lidhur me përplasjet e tij me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i kërkoi autorizim për plotfuqishmëri sa i takon marrëveshjes së re me Greqinë për kufijtë detar. 

2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010301113128662
array(1) { ["section"]=> string(102) "degjese-me-meten-per-paktin-me-greqine-mberrijne-ne-presidence-anetaret-e-komisionit-te-jashtem-111967" }