"Dëgjuam zërin e djalit, na tha se motra ishte gjallë", RRËQETH fqinji i familjes Lala: Zjarrfikësit u vonuan 4 orë, pas lëkundjes së fundit zërat u shuan

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 26-11-2020

Pas një viti nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, familja Lala nuk është kthyer më në truallin e banesës së tyre që u shemb ngë lëkundjet e forta.

Fatkeqësisht tërmeti mori jetën e 8 anëtarëve të kësaj familjeje, Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç.

I vetmi që arriti të mbijetojë është 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u kurua në Itali.

Tashmë trualli ka mbetur i shkretë, pasi pjesëtarët e familjes nuk duan që të kthehen më aty, sepse u kujton humbjen e familjarëve të dashur.

Fqinjët kanë treguar se pas tërmetit të parë zërat e tyre dëgjoheshin, por pas lëkundjes së dytë ata nuk u dëgjuan më.

Fqinjët shprehen të pikëlluar pasi nuk kishin mundësi që të bënin asgjë për t'i shpëtuar për shkak të gërmadhave.

Leonidha Musaj tha në intervistë për "ABC News" se vonesa e zjarrfikësve solli edhe bilancin tragjik, pasi sipas tij ata ishin të përqendruar në Thumanë, në zonën me më shumë dëmtime.

 “Ajo natë ka qenë shumë e errët për të gjithë ne këtu. Patëm mundësi të nxirrnim një djalë duke gërmuar me kazma dhe lopata. Ata erdhën me vonesë në fakt pas katër orësh. Jo se ishte e pamundur por kishte shumë gërmadha dhe nuk kishin ku të shkonin më përpara.

Dëgjonim zërin e djalit dhe ai tha se edhe motra është gjallë. U lëkund edhe njëherë dhe u bashkua kati me katin dhe aty nuk dëgjoheshin zëra më. Ishte pas 4 orësh nga tërmeti”, shprehet fqinji.

rwGRWEY.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Krah për krah’, Ambasadorja Kim mesazh në përkujtimin e 26 Nëntorit: Si dy aleatë, SHBA dhe Shqipëria do jenë gjithmonë bashkë
Një vit nga tërmeti tragjik, Soreca: Të punojmë për të ndërtuar së bashku (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013335943222046
array(1) { ["section"]=> string(155) "degjuam-zerin-e-djalit-na-tha-se-motra-ishte-gjalle-rreqeth-fqinji-i-familjes-lala-zjarrfikesit-u-vonuan-4-ore-pas-lekundjes-se-fundit-zerat-u-shuan-229176" }