Dëgjuan se në bord ka të infektuar me COVID-19, pasagjerët e anijes hidhen në ujë nga frika (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:56 10-04-2020 Dëgjuan se në bord ka të infektuar me COVID-19, pasagjerët e anijes hidhen në ujë nga frika (VIDEO) Pasagjeret ne anije

Paniku përfshiu pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashethemi se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus, pandemia e re me origjinë nga Kina që iu ka marrë jetën mijëra personave.

Menjëherë shumë prej tyre, të përfshirë nga histeria, morën vendimin të hidhen menjëherë nga trageti në ujë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje edhe pse vendi ku do të ankorohej anija ishte shumë pranë.

Pasagjerët ia arritën të dalin në breg dhe autoritetet vendosën bllokimin e mjetit lundrues dhe kontrolluan të gjithë personat e tjerë në bord për raste të dyshuarish me koronavirus. Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia.

Në momentin e kësaj ngjarje në traget udhëtonin 255 pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që ktheheshin nga Malajzia.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009443998336792
array(1) { ["section"]=> string(103) "degjuan-se-ne-bord-ka-te-infektuar-me-covid-19-pasagjeret-e-anijes-hidhen-ne-uje-nga-frika-video-202084" }