Dekania e Universitetit Europian emërohet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 09-01-2019 Dekania e Universitetit Europian emërohet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi

Profesorja dhe Dekania pranë Universitetit Europian të Tiranë, Luljeta Minxhozi, është zgjedhur zëvendës guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

Vendimi është marrë ditën e sotme, më 9 janar, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me propozim të vet Guvernatorit Gent Sejko, Luljeta Minxhozi, është emëruar në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.

'Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 "Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Luljeta Minxhozi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë', thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026221990585327
array(1) { ["section"]=> string(94) "dekania-ne-univeristetin-europian-emerohet-zv-guvernatore-e-pare-e-bankes-se-shqiperise-148140" }