DEKLARATA/ BE thotë: Serbia e Mali i Zi bashkohen në 2025….Por nuk përmendet SHQIPËRIA

Publikuar tek: politike, më 13:08 19-01-2018 DEKLARATA/ BE thotë: Serbia e Mali i Zi bashkohen në 2025….Por nuk përmendet SHQIPËRIA

Bashkimi Evropian ka lancuar një përpjekje diplomatike për të sjellë gjashtë vendet e ballkanit perëndimor një hap përpara në përpjekjet e tyre për afrim.

“Eshtë koha të përfundojmë punën e vitit 1989” tha për Reuters Komisioneri Evropian Johannes Hahn, duke iu referuar periudhës së rënies së Murit të Berlinit.

“Kemi vendosur vitin 2025 si një datë për Serbinë dhe Malin e Zi, një datë që është realiste, por edhe ambicioze” thotë Hahn për Reuters.

Por, ndryshe nga sa është folur deri tani, Hahn, nuk ka folur për Shqipërinë për këtë vit, 2025.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Serbia shpresojnë të bashkohen me BE por sipas Reuters, ka një rritje të skepticizmit edhe në këto vende.

Hahn do të zhvillojë një vizitë në Serbi në 6 shkurt, e cila do të pasohet nga një vizitë mbështetëse e presidentit Jean Claude Juncker në të gjashtë vendet e Ballkanit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011340141296387
array(1) { ["section"]=> string(90) "deklarata-be-thote-serbia-e-mali-i-zi-bashkohen-ne-2025-por-nuk-permendet-shqiperia-107132" }