Deklarata ‘BOMBË’ e Bashës: Kam prova që është fshehur numri i vdekjeve nga COVID, Prokuroria të vijë dhe të marrë listën e viktimave që kam unë

Publikuar tek: politike, më 22:49 19-11-2020 Deklarata ‘BOMBË’ e Bashës: Kam prova që është fshehur numri i vdekjeve nga COVID, Prokuroria të vijë dhe të marrë listën e viktimave që kam unë Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Ai është shprehur se deri më sot në vendin tonë janë më shumë se 1000 të vdekur dhe ai disponon listën me emrat e viktimave, të cilën e ka marrë nga morgu.

Basha i ka bërë thirrrje prokurorisë që të shkojë në morg të marrë listën e viktimave dhe më pas të marrë edhe listën që ai ka, duke u shprehur se do të mbajë përgjegjësi për këtë që thotë.

“Disponojmë edhe listën me emrin e viktimave. Qeveria ka bërë politikë me vdekjen dhe nuk i ka raportuar saktë shifrat e vdekjeve. Njerëzit kurajozë më kanë sjellë informacionet. Kjo është e vërtetuar nga një listë me emra për personat që kanë humbur jetën nga COVID.

I bëj thirrje priokurorisë të marrë evidencat e plota nga morgu dhe të vërtetojë këtë që po them”, tha Basha ndër të tjera.

xcnvbv-640x360.jpgxcvnv-640x360.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari e pyet tri herë nëse vaksina e Covid-19 do të jetë falas, ja si përgjigjet Edi Rama
‘Në Shqipëri ka më shumë se 1000 viktima nga Covid’, Rama i përgjigjet Bashës: Dëshpëruese, dinë vetëm të shpifin ndaj kanë humbur gjithmonë »
Article Logic
Execution time: 0.011806964874268
array(1) { ["section"]=> string(147) "deklarata-bombe-e-bashes-kam-prova-qe-eshte-fshehur-numri-i-vdekjeve-nga-covid-prokuroria-te-vije-dhe-te-marre-listen-e-viktimave-qe-kam-une-228417" }