Deklarata “bombë” e Borchardt, OSBE e përgënjeshtron: 2 mld euro nga droga e 2013-ës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 23-02-2017 Deklarata “bombë” e Borchardt, OSBE e përgënjeshtron: 2 mld euro nga droga e 2013-ës

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt deklaroi mbrëmjen e djeshme se në Shqipëri po qarkullojnë 2 miliard euro para të pista nga kanabisi që kërcënojnë zgjedhjet e qershorit.

Por Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar sot duke përgënjeshturar deklaratën teksa me anë të një tabele ka shpjeguar disa të dhëna për situatën e kanabisit në Shqipëri.

Në reagimin e OSBE i bëhet thirrje si qeverisë dhe opozitës të bashkohen në një luftë të fortë kundër drogës.

Sipas të dhënave të OSBE, rreth 2 miliard eruo para të pista janë nga kanabisi i vitit 2013, dhe duhet të mbahen larg zgjedhjeve me çdo kusht.

Shifrat e OSBE:

2013: 1,000 ton kanabis, vlera e tregut në euro rreth 2 miliard

2016: 2.5 milion bimë kanabis janë shkatërruar = më shumë se 1,000 ton marijuanë = sukses i mirë. Por ende shumë sekuestrime në Shqipër dhe përtej

2017: OSBE i fton të gjitha partitë të punonjë së bashku për të mbajtur 2 miliard euro nga kanabisi i 2013-ës dhe paratë e freskëta jashtë zgjedhjeve dhe fushatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish i përndjekuri kërcënon të hidhet nga vinçi në mes të Tiranës (Foto nga vendngjarja)
25 vite nga ndarja nga jeta e dëshmorit të demokracisë Arben Vogli »
Article Logic
Execution time: 0.011224031448364
array(1) { ["section"]=> string(86) "deklarata-bombe-e-borchardt-osbe-e-pergenjeshtron-2-mld-euro-nga-droga-e-2013-es-69732" }