Deklarata "bombë" e Llallës: Biznesmeni shqiptar i naftës më solli ambasadorin Lu në zyrë, ushtruan shantazh

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 02-02-2017 Deklarata

Kryeprokurori Adriatik Llalla, nga studio e emisionit “Opinion”, ka rënduar akuzat se ambasadori amerikan Donald Lu ka ushtruar shantazh për mbylljen e hetimeve për kompaninë Bankers Petroleum.

Llalla tha se një biznesmen shqiptar i naftës i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që të mbylleshin hetimet për Bankers Petroleum, të hapura pas disa shpërthimeve në zonën ku kompania kanadeze operon dhe që shkaktuan dëme në banesat përreth.

Sipas Llallës, biznesmeni shqiptar i tha se nëse nuk mbyll hetimet, të nesërmen në zyrë do i shkonte ambsadori amerikan, dhe ashtu ndodhi. Sipas kryeprokurorit Llalla, edhe heqja e vizave amerikane është përdorur si formë shantazhi nga ambasadori i SHBA.

Deklarata e Adriatik Llallës:

Çuditërisht vjen në zyrën time një ndër biznesmenët kryesor, shqiptar, të naftës në shqipëri, i cili më kërkon që të mos vazhdoheshin hetimet pasi ishte një ngjarje aksidentale. Çuditërisht ky biznesmen më thotë që nëse hetimet vazhdojnë nesër në zyrën time do vinte ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

Ai kërkoi që hetime të kësaj nayre nuk duhet të vazhdonin. Më tha të nesërmen ambasadori amerikan do vinte në zyrën time, dhe çuditërisht të nesërmen më telefonoi ambasadroi amerikan. Ai erdhi në zyrën time me presidentin e Bankers dhe më kërkoi që hetimet të mos vazhdonin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjyqtari Lazaj: Ja pse m’u anulua viza nga Ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA: Viza iu është revokuar 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo 71 »
Article Logic
Execution time: 0.0096509456634521
array(1) { ["section"]=> string(110) "deklarata-bombe-e-llalles-biznesmeni-shqiptar-i-naftes-me-solli-ambasadorin-lu-ne-zyre-ushtruan-shantazh-67540" }