Deklarata 'BOMBË' nga SHBA: Protestuesit në Kapitol donin të vrisnin zyrtarët e zgjedhur

Publikuar tek: bota, më 17:04 15-01-2021 Deklarata 'BOMBË' nga SHBA: Protestuesit në Kapitol donin të vrisnin zyrtarët e zgjedhur Jacob Chensley

Prokurorët federalë në SHBA ofruan një përshkrim ndryshe dhe mjaft tronditës të trazirave që përfshinë Kapitolin javën e kaluar, duke shkuar në gjykatë ku deklaruan se qëllimi i protestuesëve ishte që të kapnin dhe të vrisnin zyrtarët e zgjedhur.

Një prej protestuesëve ishte dhe Jacob Anthony Chansley, i cili i mblodhi njerëzit brenda Kapitolit dhe në dorë mbante një shtizë të gjatë 6 metra.

"Qëllimi i protestuesve të Kapitolit ishte të kapnin dhe të vrisnin zyrtarë të zgjedhur në qeverinë e Shteteve të Bashkuara" shkruan prokurorët e qeverisë.

Pretendimet, të shkruara nga avokatët e Departamentit të Drejtësisë në Arizona, vijnë ndërsa qeveria ka filluar të përshkruajë me terma më alarmues se çfarë ndodhi.

Prokurorët në gjykatën e Teksasit pretenduan se një rezervist i Forcës Ajrore në pension i cili mbante veshje kamoflimi me kravatë me zinxhir në dyshemenë e Senatit mund të ketë synuar të frenojë ligjvënësit.

Chansley do të paraqitet në gjykatën federale në Arizona të Premten për një seancë dëgjimore.

“Ai e donte Trump-in dhe e dëgjoi atë. Ai ndjeu sikur po i përgjigjej thirrjes së tij”, tha avokati i Chensley. “Klienti im nuk ishte i dhunëshëm, nuk kaloi asnjë vijë të kuqe të policisë, nuk sulmoi askënd”, u shpreh ai. Ai qendroi në zyrën e Mike Pence dhe atë mëngjes, Chansley shkroi një shënim duke thënë "është vetëm çështje kohe, drejtësia po vjen ".

Chansley më vonë i tha FBI se ai nuk e kishte fjalën si një kërcënim por tha që Zëvendës Presidenti ishte një "tradhëtar i trafikimit të fëmijëve".

Para se të arrestohej, Chansley i tha FBI se donte të kthehej në Uashington për inaugurimin për të protestuar.

Prokurorët akuzojnë Chansley si një rrezik të shtuar i cili shpejt mund të mbledhë para përmes mjeteve jo-tradicionale si "një nga udhëheqësit dhe maskotët e QAnon, një grup zakonisht i referuar si një kult (i cili predikon teorinë e konspiracionit të demaskuar dhe fiktive anti-qeveritare)".

Ata gjithashtu thanë se Chansley vuan nga sëmundje mendore dhe është një përdorues i rregullt i drogës, shkruan CNN.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa e efektshme është një dozë e vetme vaksine kundër Covid-19?
Qindra viktima në Itali e Britani nga Covid, totali në të gjithë botën shkon 2 MILIONË, ja sa janë infektuar dhe shëruar që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011370897293091
array(1) { ["section"]=> string(92) "deklarata-bombe-nga-shba-protestuesit-ne-kapitol-donin-te-vrisnin-zyrtaret-e-zgjedhur-235143" }