Deklarata “bombë” për Serbinë: “Hiqni Kosovën nga harta ose do e çojmë kufirin deri në Nish”

Publikuar tek: bota, më 20:55 11-05-2017 Deklarata “bombë” për Serbinë: “Hiqni Kosovën nga harta ose do e çojmë kufirin deri në Nish”

Ramush Haradinaj, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë një interviste televizive ne Kosove ka thënë se duhet të dalë dikush e t’i prishë axhendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Haradinaj tha se  ai se vet ka rënë pre e këtyre axhendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.

Në emisionin “Rrokum Rroll”, Haradinaj ka thënë se “duhet t’i tregojmë Bashkimit Evropian, dhe në veçanti SHBA-ve, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”

“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet t’i bindë palët të marrin vendime të prera. Këtu duhet të ndërhyjë Amerika dhe t’i tregojë vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai shton se Serbia duhet ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019373893737793
array(1) { ["section"]=> string(93) "deklarata-bombe-per-serbine-hiqni-kosoven-nga-harta-ose-do-e-cojme-kufirin-deri-ne-nish-78324" }