Deklarata BOMBË: Policia e Vlorës drejtohet nga MAFIA e Fierit. Gjyqtari Malaj tregon si i morën peng BODIGARDIN: I vunë pistoletën në bark... (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 25-11-2019 Deklarata BOMBË: Policia e Vlorës drejtohet nga MAFIA e Fierit. Gjyqtari Malaj tregon si i morën peng BODIGARDIN: I vunë pistoletën në bark... (E plotë) Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj ka bërë disa deklarata të forta mbrëmjen e sotme, nga marrja peng e bodigardit të familjes së tij, mafia e Fierit dhe numri i lartë i të zhdukurve në Vlorë.

I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Malaj ka thënë se Policia e Vlorës drejtohet nga mafia e Fierit.

"Sot policia e Vlorës drejtohet nga gjithë mafia e Fierit. Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore janë nga Fieri. Dil sot në Vlorë në qytetin ku kanë humbur 100 veta, sepse nuk funksion policia, nuk i interesohen kush i ka humbur. 100 veta sot mungojnë, kujton se i bëjnë njerëzit pa i lidhur me bandat, nuk mund të ketë asnjë bandit më të fortë se shteti", ka thënë gjyqtari.

Më tej, Malaj ka treguar se në 25 korrik të 2019, katër persona i kanë marrë peng bodigardin e familjes në mes të Vlorës dhe me pistoletën në bark i kanë kërkuar të mos e mbrojë më gjyqtarin.

"Në 25 korrik një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në  makinë dhe e lëshuan në Fier, i thanë 'mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja'. Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë", ka treguar gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077159404754639
array(1) { ["section"]=> string(151) "deklarata-bombe-policia-e-vlores-drejtohet-nga-mafia-e-fierit-gjyqtari-malaj-tregon-si-i-moren-peng-bodigardin-i-vune-pistoleten-ne-bark-e-plote-187230" }