Deklarata e Akademisë së Shkencave për UÇK-në, Skënder Gjinushi: ‘Qarqet e errëta’ janë segmente të Serbisë, ‘Specialja’ është ngritur me vendim politik

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 28-11-2020 Deklarata e Akademisë së Shkencave për UÇK-në, Skënder Gjinushi: ‘Qarqet e errëta’ janë segmente të Serbisë, ‘Specialja’ është ngritur me vendim politik Skender Gjinushi

Akademia e Shkencave ka iniciuar një deklaratë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaratë e cila është firmosur nga disa institucione.

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi tha se kjo deklaratë është në kuadër të një konference të anuluar për shkak të pandemisë dhe se çdo institucion është i hapur t’i bashkohet në vijim. Sa i përket ‘qarqeve të errëta’ , kreu i ASH tha se është shumë e qartë se kush janë, segmente të vetë shtetit serb.

Kush janë institucionet e përfshira në këtë deklaratë?

Ato që kanë firmosur janë të përfshira, janë dhe disa të tjera. Ky aktivitet, në kushtet e COVID-it ishte pak me sforcim. Ishte lënë që të bëhej një takim prej kohësh sepse në çdo përvjetor organizohen konferenca apo simpoziume sipas mundësisë dhe gjerësisë së aktivitetit. Ishte lënë një aktivitet i tillë, u anulua për shkak të pandemisë dhe më pas dolëm me një deklaratë, që kushdo mund t’i bashkohet.

Çfarë përmban kjo deklaratë dhe pse tani?

Kur bëhet një konferencë një simpozium, nxirret dhe një deklaratë, një material konkluzionesh dhe aq më tepër në rastin e luftës së Kosovës që çoi në çlirimin e Kosovës në pavarësimin e saj. Është krejt normal që në çdo përvjetor të vlerësohet dhe rivlerësohet kjo periudhë aq më tepër kur ekizston tendenca për ta deformuar.

Deklaratë vjen kur në Hagë zhvillohet një gjyq për Kosovën. Kush janë qarqet e errëta?

Që në krijesë, rezistenca e shqiptarëve apo e kroatëve, boshnjakëve ka dashur të identifikohej me akte terroriste sepse makineria serbe, e Milloshevicit, kërkonte që palën tjetër ta kategorizonte në këtë mënyrë që të legjitimonte goditjen, krijimin e Serbisë së Madhe. Shumë e qartë se kush janë. Janë segmente të vetë shtetit serb që gjithmonë lufton që të thotë se çka bënë serbët në Kosovë bënë edhe shqiptarët. Lufta dhe rezistenca e popullit të Kosovës ka qenë për vetëmbrojtje. Një reagim normal, legjitim. Jemi institucione të kujtesës, historisë por për politikën shqiptare kemi të drejtë të mbrojmë epokat.

Siç kishte tendencë për t’u deformuar Lufta e Vlorës. I takon historisë dhe institucioneve shqiptare ta heqin këtë baltosje dhe këto tymnaja. Aq më tepër sot. Këto qasje që kanë tendenca që në emër të asaj meqenëse krime lufte kanë kryer dhe të tjerë t’i barazojnë këto me krimet e serbëve.

Komuniteti shqiptar e ka pranuar gjykatën e Hagës dhe gjithë të akuzuarit kanë shkuar para gjykatës pikërisht për të pastruar luftën e Kosovës. Gjykata e Hagës për krimet e luftës ose Dhoma Speciale është ngritur me vendim politik, me vendim të KiE-s. Është zgjidhje politike jo organ drejtësie. Është ngritur me akuzë tepër specifike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e Flamurit, Sheshi Skënderbej ‘vishet’ kuq e zi, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin me instrumentistë (VIDEO)
Mjekët s’harrojnë 28 nëntorin, valëvitin flamurin në spitalin e Infektivit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0078799724578857
array(1) { ["section"]=> string(152) "deklarata-e-akademise-se-shkencave-per-uck-ne-skender-gjinushi-qarqet-e-erreta-jane-segmente-te-serbise-specialja-eshte-ngritur-me-vendim-politik-229446" }