Deklarata e Albin Kurtit: E njoh Pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’

Publikuar tek: rajon, më 14:50 16-09-2019 Deklarata e Albin Kurtit: E njoh Pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’ Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një bashkëbisedim në KDI ”me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse merr postin e kryeministrit.

Ndërkaq, Kurti është përgjigjur se e njeh Pavarësinë e Kosovës por nuk e klasifikon veten ndër ata që thonë “Bac u kry”.

“Së pari unë dua të them qartë e pranoj dhe e njoh Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë politikat e dine se të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin nuk është e njëjta gjë. Sepse unë nuk jam në mesi e atyre që thonë “Bac u kry” sepse tendenca është tek ajo që të bëhet përfundimi i historisë”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV, gjithashtu është pyetur nëse do t`i pranojë simbolet e Kosovës në rast se i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne nuk ishim dakord që ngjyrat e flamurit të jenë këto që janë sot, nuk ishim dakord që himni të mos ketë tekst. Por ju nuk mund ta gjeni asnjë aktivistë apo deputet të VV-së që ka hequr flamurin e Kosovës nga institucionet e Kosovës. Po ashtu edhe unë", ka thënë Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021864175796509
array(1) { ["section"]=> string(82) "deklarata-e-albin-kurtit-e-njoh-pavaresine-e-kosoves-por-nuk-them-bac-u-kry-178642" }