Deklarata e Ambasadës Amerikane, politikanëve të përfshirë në korrupsion nuk i jepet viza

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 16-05-2019 Deklarata e Ambasadës Amerikane, politikanëve të përfshirë në korrupsion nuk i jepet viza Ambasada Amerikane ne Prishtine

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka njoftuar se nuk do t’iu lëshojë viza biznesi apo turizmi, individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të  krimeve dhe raste të rënda korrupsioni.

Në deklaratë, Ambasada përmend disa raste të korrupsionit dhe krimit, për të cilat shpreh dhe shqetësimin që askush num po vendoset përpara drejtësisë.

Ambasada ndërkoha ka sqaruar se zyrtarët e ambasadës shqyrtojnë çdo fakt në aplikimet për vizë, duke përfshirë edhe informatat negative për aplikuesit.

Deklarata e plotë:

‘Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese. Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos iu lëshohen viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk po vihet para përgjegjësisë, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që janë qartësisht të pranishme në rastet ‘Pronto’, ‘viza italiane’, ‘ikja nga burgu i Dubravës’, ‘Toka’ dhe ‘Apex’, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara’, thuhet në komunikatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066390037536621
array(1) { ["section"]=> string(95) "deklarata-e-ambasades-amerikane-politikaneve-te-perfshire-ne-korrupsion-nuk-i-jepet-viza-164596" }