Deklarata e ambasadores Kim për sabotimin e drejtësisë së re, deputetja Gjebrea: Disa ‘elementë’ të opozitës s’donin që në fillim, por PS është e vendosur

Publikuar tek: politike, më 19:24 25-05-2020 Deklarata e ambasadores Kim për sabotimin e drejtësisë së re, deputetja Gjebrea: Disa ‘elementë’ të opozitës s’donin që në fillim, por PS është e vendosur Deputetja Elona Gjebrea

Elona Gjebrea, deputete e PS dhe ish-zv.ministre e Brendshme thotë se disa deputetë të opozitës nuk e donin Reformën në Drejtësi që në nisje të saj.

Këtë koment Gjebrea e bëri teksa u pyet për deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila pak ditë më parë foli për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Në Report TV, deputetja socialiste tha se partia që ajo përfaqëson është e vendosur për të çuar deri në fund Reformën.

"Reforma në drejtësi pati kosto, jo gjithmonë shkoi në rrugën që ne dëshironim të kishim, kjo edhe për shkak të pengesave nga ata që nuk janë qenë në favor, por shumica është e vendosur për ta çuar deri në fund. Është deçizive që reforma të shkojë më tej dhe të implementohet dhe PS-ja është e vendosur. Do të ishte mirë të pyesni ambasadoren për emrat.

Në momentet e para që u miratua reforma shumë elementë të opozitës nuk kanë dashur dhe është dashur edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të kalonte apo momente të caktuara në implementimin, janë vonuar dhe penguar nga individë të caktuar. Por ne jemi të vendosur, PS-ja, dëshirojmë të gjithë të gjithë bashkë në këtë reformë. Nuk vajti sikur donim ne, por ka ecur me ritme të kënaqshme, presim implemtimin e mëtejshëshm", u shpreh Elona Gjebrea, deputete e PS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097079277038574
array(1) { ["section"]=> string(156) "deklarata-e-ambasadores-kim-per-sabotimin-e-drejtesise-se-re-deputetja-gjebrea-disa-elemente-te-opozites-s-donin-qe-ne-fillim-por-ps-eshte-e-vendosur-207775" }