Deklarata e Bashës për tërheqjen e vëzhguesve, reagon Rama: Sajo artist, sajo! Tani mezi pres…

Publikuar tek: politike, më 15:12 26-06-2019 Deklarata e Bashës për tërheqjen e vëzhguesve, reagon Rama: Sajo artist, sajo! Tani mezi pres… Rama-Basha

Reagon kryeministri Edi Rama pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha lidhur me tërheqjen e vëzhguesve të një prej institucioneve të KiE që ishin programuar për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri.

Sipas Bashës ky vendim është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri por Rama e cilëson të gjithën një sajesë.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh.Apo rrena tjetër gati?”, shkruan kryeministri në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.46362996101379
array(1) { ["section"]=> string(96) "deklarata-e-bashes-per-terheqjen-e-vezhguesve-reagon-rama-sajo-artist-sajo-tani-mezi-pres-169854" }