Deklarata e befasuese: Më telefonin në orën 12 të natës, a jam në listë për deputetë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 26-05-2017 Deklarata e befasuese: Më telefonin në orën 12 të natës, a jam në listë për deputetë

Ish-kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi, deklaron se listat e kandidatëve për deputetë janë monopol i kryetarëve të partive.

Duke treguar përvojën e saj si kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në një emision në Ora News ajo tha se e telefononin pas orës 12 të natës për të konfirmuar janë apo nuk janë në lista.

"Është e vërtetë që listat e kandidatëve janë domen i kryetarëve të partive politike. Heqim këtë rast të PD që ka këtë specifikë dhe ti kthehemi zgjedhjeve të mëparshme. Është e njëjta situatë. Kam qenë kryetare e KQZ dhe për mua më është dukur habi që pas orës 24:00 kur ne na vinin listat më merrnin kandidatët për deputetë, ata që mendonin se ishin në lista dhe thoshin: A jemi në lista? Është qesharake. Në fillim nuk mund ta pranoja dot se thosha si ka mundësi të mos dish je apo nuk je në listë. Domeni i kryetarëve të këtyre partive është që ata i bëjnë vetë listat dhe ti nuk di deri në momentin e fundit je apo nuk je në listë. Duhet të ketë më shumë demokraci brenda partive në përzgjedhjen e kandidatëve", Lefterie Luzi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Zbutet” Prokuroria e Përgjithshme, pushon hetimin për “Çadrën e Lirisë”
Përplasje me thika e të rinjve në Elbasan, disa të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.010348081588745
array(1) { ["section"]=> string(88) "deklarata-e-befasuese-me-telefonin-ne-oren-12-te-nates-a-jam-ne-liste-per-deputete-80116" }