Deklarata e Berishës në Parlament “çmend” mediat greke: Po i vë zjarrin Ballkanit

Publikuar tek: rajon, më 22:12 26-01-2017 Deklarata e Berishës në Parlament “çmend” mediat greke: Po i vë zjarrin Ballkanit

Fjalimi me tone të ashpra i ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës së sotme parlamentare, ku deklaroi se “aneksimi i veriut të Kosovës do të thotë luftë për kombin shqiptar dhe bashkim të trojeve shqiptare”, nuk ka kaluar pa u pasqyruar edhe në disa media greke.

Megjithëse me disa shtrembërime dhe hiperbolizma, mediat greke e kanë lexuar deklaratën e Berishës si “thirrje për mobilizim për luftë dhe bashkim të trojeve shqiptare, nëse nuk respektohen kosovarët”, shkruan Newsbomb.al

“Berisha po i vë zjarrin Ballkanit. Bën thirrje për t’i shpallur luftë Serbisë dhe deklaron se ka vetëm dy rrugë: dialog ose luftë”, shkruajnë disa portale greke. /Newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publicistja britanike Dejevsky: Njohja e Kosovës nga Rusia si shkëmbim për Krimenë
Turqia kërcënon Greqinë: Ekstradoni 8 ushtarët ose do ju “përmbytim” me emigrantë »
Article Logic
Execution time: 0.013206958770752
array(1) { ["section"]=> string(84) "deklarata-e-berishes-ne-parlament-cmend-mediat-greke-po-i-ve-zjarrin-ballkanit-66787" }