Deklarata e ‘bombë’ e Ramës për dënimin e Valdrin Pjetrit, reagon Bardhi: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi, kandidat për kryetar bashkie nuk u bë vetë, por….

Publikuar tek: politike, më 16:30 13-08-2019 Deklarata e ‘bombë’ e Ramës për dënimin e Valdrin Pjetrit, reagon Bardhi: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi, kandidat për kryetar bashkie nuk u bë vetë, por….

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës ‘bombë’ të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit u shpreh se edhe vëllai i tij të jetë Pjetri, 's’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua', ndërsa shtoi se "përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale".

Ndërkohë Bardhi përmes një statusi në ‘Facebook’ thotë se Rama po po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin dhe me shumë të tjerë.

Sipas Bardhit, Valdrin Pjetrin e emëroi Rama dhe nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt dhe as kandidat për Kryetar Bashkie.

Bardhi shton se lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi.

Statusi i plotë:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

67872994_10219730963214276_7734934069405810688_n.jpg68344266_10219730972574510_494899482266173440_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019063949584961
array(1) { ["section"]=> string(163) "deklarata-e-bombe-e-rames-per-denimin-e-valdrin-pjetrit-reagon-bardhi-lojes-me-larje-duarsh-i-ka-ardhur-fundi-kandidat-per-kryetar-bashkie-nuk-u-be-vete-por-175225" }