Deklarata e bujshme e ish shefit të Formula One: Putini duhet të jetë diktatori i Europës

Publikuar tek: bota, më 23:42 08-07-2019 Deklarata e bujshme e ish shefit të Formula One: Putini duhet të jetë diktatori i Europës Bernie Ecclestone, ish CEO i Formula One

Bernie Ecclestone, manjati i njohur britanik dhe ish CEO i Formula One, i njohur për deklaratat e tij të bujshme, ka komentuar kësaj radhe për presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë të dhënë për gazetën The Times, Ecclestone deklaroi se në rast se dikush do t’i qëllonte Putinit me mitraloz, ai do t’i dilte përpara armës dhe do të sakrifikohej për të.

‘Dua që ai të drejtojë Evropën. Ne nuk kemi askënd, kështu që nuk mund të jetë më keq. Unë nuk jam mbështetës i demokracisë. Kemi nevojë për një diktator’, tha Ecclestone.

Sipas Listës së më të pasurve të Britanisë, Ecclestone dhe familja  e tij kanë një pasuri prej 2.5 miliardë paund. Ish shefi i Formula One është i njohur për deklaratat e tij të kontestueshme.

Ecclestone njihet si një admirues i hershëm i Vladimir Putinit dhe tendencave të tij autokratike.

Më parë manjati britanik ka qenë i njohur edhe për deklaratat e tij për Adolf Hitlerin për të cilin tha se ishte një njeri që ‘ishte në gjëndje të bënte gjërat dhe t’i çonte deri në fund’.

Ecclestone për katër dekada ka qenë CEO i Formula One deri në momentin kur dha dorëheqjen në vitin 2017, pasi kompania amerikane Liberty Media bleu aksionet e tij prej 8 miliardë dollarësh. Pas dorëheqjes, manjati britanik ka shërbyer si kryetar nderi (emeritus) i Formula One.  

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013597965240479
array(1) { ["section"]=> string(95) "deklarata-e-bujshme-e-ish-shefit-te-formula-one-putini-duhet-te-jete-diktatori-i-europes-171587" }