Deklarata e Bushatit, vjen reagimi i parë nga Zyrtarja e LSI: Uaaaa uaaaa uaaaa! I shkreti ngatërron Metën me Letën

Publikuar tek: politike, më 17:22 28-02-2018 Deklarata e Bushatit, vjen reagimi i parë nga Zyrtarja e LSI: Uaaaa uaaaa uaaaa! I shkreti ngatërron Metën me Letën

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh sot se Presideti Meta duhet të kishte komplimentuar punën e bërë sa i takon bisedimeve me Greqinë e çështjes detare.

Nga Komisioni i Jashtëm, ku dha edhe jep sqarime lidhur me çështjen e detit me Greqinë, ministri Bushati theksoi se Meta i tha Ramës se po kap marrëveshjen, ndërsa sipas Bushatit kjo është lajthitje politike që ka bërë bashkë shumë aktorë politikë.

Sakaq, vjen reagimi i parë nga radhët e LSI. Është anëtarja e kryesisë Elona Guri ajo e cila i përgjigjet Bushatit duke thënë se ai po ngatërron Metën me Letën (E ëma e ministrit Bushati).

“Uaaa uaaa uaa pash Ditmir Bushatin në komision. I shkreti, ngatërron Metën me Letën”, shkruan Elona Guri e njohur për reagimet e saj “pa doreza”.

zyrtarja.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012155055999756
array(1) { ["section"]=> string(119) "deklarata-e-bushatit-vjen-reagimi-i-pare-nga-zyrtarja-e-lsi-uaaaa-uaaaa-uaaaa-i-shkreti-ngaterron-meten-me-leten-111780" }