Deklarata e Etilda Gjonajt për faturat e shpenzuara, reagon PD: Biletat nxjerrin gënjeshtare ministren (FATURAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 25-08-2019 Deklarata e Etilda Gjonajt për faturat e shpenzuara, reagon PD: Biletat nxjerrin gënjeshtare ministren (FATURAT) Ish deputetja e PD, Albana Vokshi

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së ministres Etilda Gjonaj për faturat e shpenzuara nga ana e saj në një hotel luksoz në Romë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruann se me deklaratën e saj, Gjonaj po tenton që të bëjë shqiptarët për budallenj.

Sipas saj faturat tregojnë shumë qartë se dhoma e luksit ku ka qëndruar ministrja e Drejtësisë dhe e cila ka kushtuar 706 euro, ka qenë dhomë teke dhe vetëm për një natë. Vokshi thekson se faturat flasin vet me fakte dhe se ministrja Gjonaj ka mashtruar me deklaratën e saj duke thënë se shpenzimet kanë qenë për dy ditë dhe për të gjithë stafin.

Postimi i plotë:

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Është dhomë teke.

Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

ffffffff.jpg

wwwwww.jpg

rrrrrr.jpg

eeeeee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072178840637207
array(1) { ["section"]=> string(115) "deklarata-e-etilda-gjonajt-per-faturat-e-shpenzuara-reagon-pd-biletat-nxjerrin-genjeshtare-ministren-faturat-176312" }