Deklarata e eurodeputetes Loiseau: Ballkani nuk është gati për në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 16-07-2019 Deklarata e eurodeputetes Loiseau: Ballkani nuk është gati për në BE

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka vlerësuar po ashtu se edhe BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Loiseau tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”.

Teksa ka folur për raportet mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Ballkan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22085618972778
array(1) { ["section"]=> string(74) "deklarata-e-eurodeputetes-loiseau-ballkani-nuk-eshte-gati-per-ne-be-172380" }