Deklarata e fortë e analistit: Deklarojmë 16 pacientë në gjendje kritike dhe na vdesin 17

Publikuar tek: aktualitet, më 23:28 23-11-2020 Deklarata e fortë e analistit: Deklarojmë 16 pacientë në gjendje kritike dhe na vdesin 17 analisti Artan Hoxha

Ditët e fundit të shumta kanë qenë akuzat nga ana e opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Komiteti Teknik i ekspertëve dhe qeveria.

Ndërkohë analisti Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, ku tha se Shqipëria raporton 16 persona në gjendje kritike për jetën, por të nesërmen vdesin 17 persona.

“Shqipëria ka më shumë të vdekur se sa të shtruar në gjendje kritike. Si ka mundësi që na vdesin 17 dhe ke të deklaruar në gjendje kritike 16 vetë? Si ka mundësi që në vende të tjera të sëmurët rëndë janë më shumë se sa të vdekurit?”, tha Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehja e numrit të vdekjeve, Rakacolli: Të jesh i infektuar me Covid nuk do të thotë se ke vdekur prej virusit
Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot (Temperaturat) »
Article Logic
Execution time: 0.010849952697754
array(1) { ["section"]=> string(95) "deklarata-e-forte-e-analistit-deklarojme-16-paciente-ne-gjendje-kritike-dhe-na-vdesin-17-228882" }