Gazetari investigativ Artan Goxha në një prononcim për News 24 është shprehur se pavarësisht operacioneve të zhvilluara nga policia, nuk është arrestuar ende asnjë nga kokat e drogës.
Hoxha zbuloi edhe standartin e vendosur nga ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Në rastin e Durrësit është një rast i regjistruar vitet e fundit dhe lënda narkotike është futur nga Qafë Thana. Ndaj s’u kontrollua në Durrës. Për t’u çuditur nga të gjitha operacionet që janë bërë, nuk është kapur asnjë bos i drogës. Ashtu siç ndodhi në Lazarat, që s’u arrestua asnjë nga bosët, janë të njëjtën bosa që po bëjnë të njëjtin aktivitet në gjithë vendin. Po arrestohen policë, fermerë, njerëz të thjeshtë. Ne nuk ia kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal nëse nuk goditen bosët.
Ministri i ri ka vendosur një standard, që në çdo territor që kapet një sasi narkotikësh gjithë komisariati shkon për procedim penal. Çmimi i kanabisit vijon të jetë i ulët, pasi sasia që kalon është e madhe”, u shpreh Hoxha.