Deklarata e fortë e Astrit Patozit: Largohem nga politika nëse objektivat e Bindjes Demokratike nuk realizohen

Publikuar tek: politike, më 23:08 22-02-2021 Deklarata e fortë e Astrit Patozit: Largohem nga politika nëse objektivat e Bindjes Demokratike nuk realizohen Astrit Patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se do të largohet nga politika nëse partia e tij nuk arrin objektivat në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha në Vizion Plus se kjo politikë që bëhet në vendin tonë nuk është realiste, pasi askush nga liderët nuk heq dorë nga politika nëse humbet.

“Unë jam gati që të mbaj përgjegjësitë e mia edhe pas zgjedhjeve. Në rast se objektivat e Bindjes Demokratike nuk realizohen, atëhere unë deklaroj që këtu, unë largohem. Në rast se gjeni një tjetër që e bënë këtë deklaratë nga ato partitë e vjetra që ju konsideroni, sepse për ata nuk ekziston marrja e përgjegjësive, nuk ekziston dorëheqja, nuk ekziston humbja si koncept. Pra askush prej tyre nuk e pranon humbjen a thua se do të fitojnë të tre njëkohësisht. Dua të them që kjo nuk është politikë realiste, kjo është patetike dhe e neveritshme. Dhe është një politikë që për fat të keq, është një déjà vu që përsëritet çdo dy vjet kur ka zgjedhje në Shqipëri”, tha Patozi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjylameti: Ekipi kundërshtar duket nga drejtuesi që ka. PS s’ka qenë ndonjëherë e lidhur me elementë kriminalë
Jorida Tabaku e bindur: Partia Demokratike merr 20 mandate në kryeqytet, Tirana do më nderojë mua si qytetare e vjetër »
Article Logic
Execution time: 0.011536121368408
array(1) { ["section"]=> string(116) "deklarata-e-forte-e-astrit-patozit-largohem-nga-politika-nese-objektivat-e-bindjes-demokratike-nuk-realizohen-239846" }