Deklarata e fortë e avokatit Saimir Vishaj: 167 persona të larguar nga vetingu po pastrojnë paratë me zyra avokatie

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 23-09-2020 Deklarata e fortë e avokatit Saimir Vishaj: 167 persona të larguar nga vetingu po pastrojnë paratë me zyra avokatie Avokati Saimir Vishaj

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë vijon të mbetet çështja kryesore në sistemin e drejtësisë.

Deputeti socialist, Alket Hyseni tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ka krijuar pengesa me largimin e shumë gjyqtarëve, të cilët janë pikasur me probleme në kriteret e vlerësimit. Ai u shpreh optimist se brenda dhjetorit do të plotësohen vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne kemi qenë koshientë se kjo është reformë komplekse dhe rrugës do të ketë vështirësi. Të gjitha ata që dua të aplikojnë, të bëjnë dhe mos të tremben më. Përtej një optimizmi, unë mendoj se është e mundur procedurialisht. Besoj se brenda këtij viti mund të plotësohen vakancat në kushtetuese. Ky është misioni i tyre dhe duhet të veprojnë tashmë. Edhe brenda tyre, ka influenca, por nuk mund të flasim dhe të fshihemi pas gishtit. Ndikimet kanë bërë që të ketë vonesa dhe pengesa”, tha ai.

Avokati i njohur, Saimir Vishaj shtoi se vonesat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese janë përgjegjësi e KLGJ-së.

“Të gjithë duam sa më shpejt të ngrihet një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë e Lartë, por nuk varet më nga subjektet politike. Subjektet ranë dakord me 140 vota për ta ndryshuar këtë lloj drejtësie. Tani janë instrumente si KED- dhe KLGJ-ja, dhe ne duhet të ndalemi. Në Shqipëri mungon pushteti gjyqësor. Kjo është një përgjumje e KLGJ-së. Ne duhet t'u bëjmë thirrje juristëve për të konkurruar. Kjo reformë është nisur dhe nuk ka zot ta ndalojë”, tha ai.

Ai bëri një deklaratë të fortë në studion e “Ilva Now”, ndërsa tha se rreth 167 persona të larguar nga vettingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para.

“Kemi kapacitete, por ne nuk do të thotë se të bëjmë të njëjtat gabime që kemi çuar në Gjykatën e Lartë. Duam të kemi një produkt që nesër kur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare, t’i kemi shteruar të gjitha mjetet. dhe nëse flasim për 110 vendime që shteti shqiptar është për të paguar detyrimet për një proces të rregullt gjyqësor, të mos i ketë më, sepse është faturë shumë e madhe. Me ato lekë që mund të lajmë gabimet e gjyqtarëve, të cilët u larguan nga vettingu, mund të bëjmë kopsht, çerdhe, mund të rrisim rrogat e pensionistëve. Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot. Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë. Por jo të largohen prokurorë dhe gjyqtarë edhe sot i kemi përsëri avokatë", tha ai.

I pyetur nëse ishte në dijeni personalisht apo shumica socialiste, deputeti Alket Hyseni tha se ky është një realitet.

“Elementë që u përjashtuan nga vetingu po përpiqen të krijojnë biznese që t’i bëjnë ata të justifikojnë të ardhurat, por të jeni të bindur se 23 prej tyre janë në ndjekje penale dhe nga një strukturë e re që nuk do të kontestohet nga askush, pas tyre mund të jenë 23 të tjerë, për këtë mos u shqetësoni”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098018646240234
array(1) { ["section"]=> string(121) "deklarata-e-forte-e-avokatit-saimir-vishaj-167-persona-te-larguar-nga-vetingu-po-pastrojne-parate-me-zyra-avokatie-221413" }