Deklarata e forte e Ballës: Unë dhe kolegët e mi socialist jemi nën përgjim nga njerëz të paguar nga PD

Publikuar tek: barometri, më 07:35 22-05-2018 Deklarata e forte e Ballës: Unë dhe kolegët e mi socialist jemi nën përgjim nga njerëz të paguar nga PD

Kjo është deklarata e fortë e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialite, Taulant Balla, i cili thotë se po monitorohet nga persona të paguar nga PD për të shpikur histori kundër tij dhe kolegëve të tij.

Sipas deklaratës së Ballës në emisionin “Tonight” në Ora News, ky grup që i monitoron ata është i përbërë nga disa ish-policë që synojnë të kryejnë përgjime dhe survejime të paligjshme.

Deklarata e Ballës:

Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori. Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t'u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi. Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023526906967163
array(1) { ["section"]=> string(109) "deklarata-e-forte-e-balles-une-dhe-koleget-e-mi-socialist-jemi-nen-pergjim-nga-njerez-te-paguar-nga-pd-121633" }