Deklarata e fortë e Bamir Topit: E vetmja gjë që e largon Edi Ramën nga pushteti, është ajo tryezë që është mbledhur aty te Pallati i Kongreseve

Publikuar tek: politike, më 18:11 30-05-2020 Deklarata e fortë e Bamir Topit: E vetmja gjë që e largon Edi Ramën nga pushteti, është ajo tryezë që është mbledhur aty te Pallati i Kongreseve Bamir Topi

Bamir Topi, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në News24, tha se e vetma gjë që mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti, është tryeza e reformës zgjedhore.

Ish-presidenti i Republikës, tha se vetëm reforma e plotë dhe gjithpërfshirëse e frikëson dhe e rrëzon Ramën nga karrigia e kryeministrit.

"E vetmja gjë që e largon Edi Ramën, është ajo tryezë e mbledhur aty, te Pallati i Kongreseve. Një reformë e plotë dhe gjithpërfshirëse. Asaj i druhet ai. Unë këtë di të them, që ajo tryezë është e vetmja gjë që e largon Ramën nga pushteti. Vendosja e datës 31 maj si 'deadline' është gaim. Sepse tentojnë që të përdorin një datë që të nxitojnë, të thonë nuk ka kohë dhe ta përmbyllin jo siç duhet. E keni dëgjuar Gjiknurin çfarë thotë? Nuk ka kohë për aplikimin e teknologjisë në të gjithë vendin, nuk ka kohë për këtë nuk ka për atë, është lojë e gjitha", tha Topi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097558498382568
array(1) { ["section"]=> string(106) "deklarata-e-forte-e-bamir-topit-e-vetmja-gje-qe-e-largon-edi-ramen-nga-pushteti-eshte-ajo-tryeze-qe-208435" }