Deklarata e fortë e Bujar Nishanit për Visar Zhitin, reagon ashpër Agron Tufa: Tre arsyet pse ato që the janë të dëmshme

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 23-03-2017 Deklarata e fortë e Bujar Nishanit për Visar Zhitin, reagon ashpër Agron Tufa: Tre arsyet pse ato që the janë të dëmshme

Reagon shkrimtari Agron Tufa pas deklaratave të forta të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili e cilësoi të ngarkuarinme punë në Vatikan, Visar Zhiti si “të paqëndrueshëm psiqikisht” e "spiun në burgun e Spaçit", ndërsa zbuloi dhe se pse nuk e kishte emëruar Zhitin si ambasador në Vatikan.

“Arsyeja që nuk emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespektimin e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratave publike të papranueshme të Zhitit ndaj Kishës Katolike (për periudhën e inkuizicionit) dhe pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqëndrueshmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtë time kushtetuese për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishëm të ambasadorit”, tha Nishani.

Sakaq, shkrimtari Tufa i cilëson këto deklarata si të papërgjegjshme e të dëmshme duke listuar edhe 3 arsye.

REAGIMI I PLOTË I AGRON TUFËS:

MBI DEKLARATËN E PAPËRGJEGJSHME E TË DËMSHME TË Z. PRESIDENT KUNDËR POETIT VISAR ZHITI

Pa hyrë në natyrën e ndërsjelltë të replikave midis Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani dhe poetit të njohur Visar Zhiti, që është dhe një ish-i dënuar politik i regjimit totalitar të Enver Hoxhës, mendoj, se deklarata e Presidentit për Zhitin - "...Ka qenë spiun në burgun e Spaçit", - është një deklaratë e nxituar, e papërgjegjshme dhe mjaft e dëmshme për këto arsye:

1. Kreu i shtetit, Presidenti, nuk duhet të transmetojë në publik, se ç'thonë thashathemexhinjtë, pa qenë i sigurtë, me fakt të dokumentuar. Kush mund t'ia refuzonte të drejtën kreut të shtetit ta shihte dosjen e Zhitit, meqë Autoriteti i Dosjeve ka filluar punën e hapjes së tyre? Z. President duhet të jetë zëdhënës i fakteve dhe jo i shpifjeve.

2. Edhe sikur, fjala vjen, hipotetikisht, poeti Visar Zhiti të kishte qenë spiun, ka një logjikë, të përfshirë në të gjitha të drejtat ndërkombëtare që thotë: "Çdo dëshmi, çdo akt, çdo pohim i personave që gjenden robër, pengje lufte, të arrestuar dhe në tortura, nuk merret parasysh". Dhe Visar Zhiti ka qenë nën këtë presion, si çdo i burgosur tjetër, përballë bishave më çnjerëzore.

3. Por për fat të mirë, për dinjitetin e tij dhe të tjerëve që vuajtën ferrin e burgjeve të komunizmit, Visar Zhiti ka bërë të kundërtën: ka firmosur një deklaratë, që nuk pranon, që refuzon të vihet në shërbim spiunimesh. Këtë e di mirë unë e jo ndofarë shpifësi me iniciale P.V, pasi z. Zhiti ka qenë pjesë e Këshillit Shkencor të ISKK dhe na është dashur të kontrollojmë, sipas ligjit, pastërtinë e figurave.

Pafajësia e z. Zhiti do të bëhet e qartë dhe publike shumë shpejt, në një reagim institucional, zyrtar.

Me presidentin e Republikës, z. Nishani kemi pasur gjatë këtyre viteve një sërë bashkëpunimesh të suksesshme dhe me vlerë të madhe për kujtesën dhe krimet e diktaturës, për nderimin e tyre me një sërë medaljesh, për çka i jemi sinqerisht mirënjohës. Por ndjej keqardhje të thellë për deklaratën e tij të fundit, siç e thashë më sipër, të nxituar, të papërgjegjshme dhe thellësisht të dëmshme për personin që atakon dhe për ata mijëra burra, të vdekur e të mbijetuar nga diktatura gjakatare komuniste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i pazakontë në Vlorë, plagosen 3 persona, përplasen me dy motorrë
Zbulohet 1 ton kanabis në një magazinë në Berat, 7 persona në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.011350154876709
array(1) { ["section"]=> string(124) "deklarata-e-forte-e-bujar-nishanit-per-visar-zhitin-reagon-ashper-agron-tufa-tre-arsyet-pse-ato-qe-the-jane-te-demshme-72901" }