“Vladimir Putin do të shfrytëzojë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sulmuar fuqishëm qytetin sirian të Aleppos” kështu deklarojnë burime të intiligjencës për “The Times”.
Sipas të dhënave nga burimet e intiligjencës mësohet se Putin shpreson që shpërqendrimi do të mund t’i sigurojë atij fitoren, në qytetin që mbahet nga rebelët që prej mesi i Janarit.
Aeroplanmbajtësja e vetme e Moskës, që është rrugës për të sulmuar pozicionet e rebelëve në Mesdhe, do të sulmojë ashpër mbi Aleppo në mbështetje të regjimit sirian. Një akt i tillë do të ishte me pasoja të tmerrshme për 275 mijë personat që jetojnë në këtë zonë.
Ndërkohë, më herët u raportua se 3 nëndetëse ruse janë parë duke kaluar nëpërmjet detit irlandez, rrugës për t’iu bashkuar ofensivës kundër rebelëve në qytetin sirian.