Deputeti socialist Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë në RTV Ora, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në 21 janar 2011, ku ky i fundit mbeti i vdekur.
Hyseni thotë se e ka parë me sytë e tij se kush e vrau Aleks Veizin, ndërsa komentoi edhe vendosjen e ish-gardistit Agron Malaj si kryebashkiak i Matit, duke thënë se ai nuk ka qenë i akuzuar.
Hyseni: Unë isha 2 metra larg nga Aleksi dhe 4 metra nga Ziveri, nuk ishte paqartë se kush qëlloi. Unë e pashë me sytë e mi kush vrau dhe si unë ishin me qindra.
Unë kam bërë çdo gjë që është në fuqinë time dhe të partisë time për të vënë drejtësinë në vend.
Lela: Njërin nga gardistët e akuzuar e keni bërë kryetar bashkie.
Hyseni: Ish-gardist i 21 janarit nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Në Gardë ke njerëz të nderuar që bëjnë detyrën. Nuk ka qenë gjithë Garda, por një pjesë e Gardës.