Deklarata e fortë e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investitorët e huaj në Shqipëri nuk vijnë për shkak të korrupsionit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:47 17-11-2019 Deklarata e fortë e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investitorët e huaj në Shqipëri nuk vijnë për shkak të korrupsionit Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço

Ndërkohë që investimet e huaja në Shqipëri priten të hyjnë në një fazë vështirësie, dy projekte të qeverisë shqiptare me ndikim rreth 60% në totalin prej mbi 1 miliardë eurosh të shifrës së investimeve të huaja, janë drejt përfundimit.

Shumë anëtarë të komunitetit të investitorëve të huaj dhe përfaqësues të opozitës kanë raportuar disa probleme që përbëjnë pengesë në tërheqjen e kapitalit të huaj siç janë korrupsioni, taksat e larta, siguria ligjore, ndryshimet e shpeshta të ligjit fiscal apo problemet me regjistrimin kadastral të pronave.

Sipas raportit të ‘Doing Business 2020’, Shqipëria ka patur një rënie në lidhje me renditjen globale dhe rajonale përsa i përket performancës në konkurim.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se problemi kryesor që investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri, është korrupsioni, e nënvizuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregtisë ndër të tjera u tha se në lidhje me konkurimin, Shqipëria ka performuar shumë dobët.

Jaço ka theksuar se Amerika ka qenë partneri i tetë i Shqipërisë në vitin 2017 dhe tashmë për vitin 2019 do të jetë partneri i dhjetë.

raporttt.png

Pjese nga raporti

usa.png

enio.png

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço

tom.png

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076828002929688
array(1) { ["section"]=> string(123) "deklarata-e-forte-e-dhomes-amerikane-te-tregtise-investitoret-e-huaj-ne-shqiperi-nuk-vijne-per-shkak-te-korrupsionit-186228" }