Deklarata e fortë e Grida Dumës: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen 

Publikuar tek: politike, më 21:33 15-09-2020 Deklarata e fortë e Grida Dumës: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen  Grida Duma

Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit nga Thumana, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të Zall Herrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit. 

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë  intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.

Znj. Cakoni në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma, thotë se kjo familje është përdorur për propagandë nga kryeministri Edi Rama.

Ajo shprehet se kjo familje është dërguar në Zall Herr, ndërsa shton se nuk e kishte marrë dokumentin e shtëpisë, por pas katër ditësh nga denoncimi publik është bërë një akt dhurimi. Ajo theksoi se detyra e opozitës është që të bëjë zërin e të vërtetës, dhe t’i dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve.

“Opozita duhet të bëjë zërin e të vërtetës. I kanë strehuar në Zall Herr, por nuk e kanë marrë dokumentin e shtëpisë. Ka një akt dhurim pas katër ditësh që ne e kemi bërë publike", shtoi ajo. 



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010059118270874
array(1) { ["section"]=> string(76) "deklarata-e-forte-e-grida-dumes-manjola-cakoni-ka-tentuar-vetevrasjen-220505" }