Deklarata e fortë e Haradinaj: Rama ka lobuar me të huajt për ndarjen e Kosovës, kam qenë dhe unë në tavolinë. Ma paditi me pafytyrësi

Publikuar tek: rajon, më 22:16 23-01-2020 Deklarata e fortë e Haradinaj: Rama ka lobuar me të huajt për ndarjen e Kosovës, kam qenë dhe unë në tavolinë. Ma paditi me pafytyrësi Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj, shprehet se homologu i tij Edi Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës.

“Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, Haradinaj e ka quajtur padinë e Ramës ndaj tij, pafytyrësi dhe akt të turpshëm.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe paftyrsi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04380202293396
array(1) { ["section"]=> string(138) "deklarata-e-forte-e-haradinaj-rama-ka-lobuar-me-te-huajt-per-ndarjen-e-kosoves-kam-qene-dhe-une-ne-tavoline-ma-paditi-me-pafytyresi-192960" }