Deklarata e fortë e Metës: Një organizatë ndërkombëtare synon shpopullimin e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 22:44 24-02-2020 Deklarata e fortë e Metës: Një organizatë ndërkombëtare synon shpopullimin e Shqipërisë Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se një organizatë ndërkombëtare synon të shpopullojë Shqipërinë.

Meta akuzoi qeverinë si të lidhur me këtë organizatë dhe tha se po punon për të zhdukur demokracinë në vend dhe llogaridhënien.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Meta paralajmëroi se ndaj atyre që i quan “puçistë” nuk do të ketë asnjë tolerim.

“Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë, dhe llogaridhënien, me qëllim që t’ia dorëzojnë një organizate ndërkombëtare që synon shpopullimin e Shqipërisë, nuk do ketë asnjë tolerim. Unë i bindem vetëm vullnetit të popullit dhe të Zotit. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë më të rëndësishme në Shqipëri. Çdo ditë do të ketë detaje dhe dinamika të reja”, tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070590972900391
array(1) { ["section"]=> string(93) "deklarata-e-forte-e-metes-nje-organizate-nderkombetare-synon-shpopullimin-e-shqiperise-196329" }