Deklarata e fortë e Metës për Tahirin: Delikuent që mbyti europën me drogë, s'duhet të ishte bërë kurrë ministër

Publikuar tek: barometri, më 08:55 03-11-2018 Deklarata e fortë e Metës për Tahirin: Delikuent që mbyti europën me drogë, s'duhet të ishte bërë kurrë ministër

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e quajtur një “delikuent” që mbushi me drogë jo vetëm Shqipërinë por të gjithë Europën.

Meta u shpreh në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, se ka edhe ai përgjegjësitë e tij që pranoi Tahirin si ministër i Brendshëm.

“Një person i tillë s’duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brendshëm”, tha Meta duke treguar se për Tahirin kishte insistuar Edi Rama.

"Ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm gjithë Shqipërinë por gjithë Europën. Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon edhe mua nga përgjegjësia në të kaluarën, sepse një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brenshëm, por duke patur insistimin e Ramës që ky njeri do të vendosë ligjin dhe luftojë krimin", deklaroi presidenti Meta"

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025923013687134
array(1) { ["section"]=> string(117) "deklarata-e-forte-e-metes-per-tahirin-delikuent-qe-mbyti-europen-me-droge-s-duhet-te-ishte-bere-kurre-minister-140067" }