Deklarata e fortë e Thaçit: Sali Berisha, argat i Millosheviçit. E ka furnizuar me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë

Publikuar tek: politike, më 23:41 20-05-2019 Deklarata e fortë e Thaçit: Sali Berisha, argat i Millosheviçit. E ka furnizuar me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin, Thaçi u shpreh se Berisha ka qenë argat i Millosheviçit dhe e ka furnizuar atë me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë.

'Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë', theksoi Thaçi.

'Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar 'Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë.'

 VIDEO: TOP CHANNEL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049386978149414
array(1) { ["section"]=> string(128) "deklarata-e-forte-e-thacit-sali-berisha-argat-i-milloshevicit-e-ka-furnizuar-me-arme-qe-te-vazhdonte-gjenocidin-ne-kosove-165062" }