Deklarata e fortë/ McCain: Rusia bashkëpunoi me Sirinë në sulmin kimik

Publikuar tek: bota, më 06:14 11-04-2017 Deklarata e fortë/ McCain: Rusia bashkëpunoi me Sirinë në sulmin kimik

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

Forcat e regjimit sirian dyshohet se kanë kryer sulmin javën e kaluar në qytetin Khan Sheikhoun të provincës Idlib, duke vrarë mbi 80 veta. "Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë", tha McCain.

"SHBA duhet t'i thotë Rusisë se ky lloj i krimit të luftës është i papranueshëm për botën sot", tha McCain gjatë qëndrimit në Beograd.

Rusia dhe Irani kanë fajësuar rebelët për sulmin e dyshuar kimik, ndërsa SHBA, si ndëshkim për këtë sulm, ka sulmuar një bazë ajrore të regjimit sirian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kina sapo ka dërguar 150 mijë ushtarë në kufi me Korenë e Veriut
Shkrumbohet kampi i refugjatëve në veri të Francës »
Article Logic
Execution time: 0.011527061462402
array(1) { ["section"]=> string(74) "deklarata-e-forte-mccain-rusia-bashkepunoi-me-sirine-ne-sulmin-kimik-74763" }