DEKLARATA E FORTË/ Presidenti i Greqisë i quan çamët KRIMINELË: Bashkëpunëtorë të nazistëve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:43 25-02-2019 DEKLARATA E FORTË/ Presidenti i Greqisë i quan çamët KRIMINELË: Bashkëpunëtorë të nazistëve Prokopis Pavlopoulos

Një deklaratë e fortë jashtë çdo diplomacie, kjo e bërë nga presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos gjatë një kremtimi në shtetin fqinj.

Pavlopoulos, i quan çamët "kriminelë" e bashkëpunëtorë të nazistëve.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,” ka deklaruar Pavlopoulos.

Një deklaratë e tillë, me një gjuhë denigruese, fyese e kërcënuese është tejet e rrezikshme bërë nga kreu i shtetit të Athinës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Tiranës zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050806999206543
array(1) { ["section"]=> string(96) "deklarata-e-forte-presidenti-i-greqise-i-quan-camet-kriminele-bashkepunetore-te-nazisteve-154164" }