Deklarata e fortë, Rama: Vangjush Dako është MIKU IM, edhe po shkoi në BURG! S’ma përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik

Publikuar tek: politike, më 22:51 13-02-2020 Deklarata e fortë, Rama: Vangjush Dako është MIKU IM, edhe po shkoi në BURG! S’ma përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik Edi Rama, Vangjush Dako, Elvis Rroshi, Damian Gjiknuri

Kryeministri Edi Rama thotë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të mbetet miku i tij, edhe nëse përfundon në burg.

Teksa gazetarët në studio i përmendën faktin se Vangjush Dako është shpallur “non-grata” nga SHBA, Rama tha se “nuk është Departamenti i Shtetit që i përcakton kë ka mik”.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Se përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im. Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as nuk kemi bashkëpunuar as nuk më ka kërkuar të bashkëpunojmë. Nëse ndaj Vangjush Dakos do të ngrihet një akuzë, do të përjashtohet nga PS. Nuk ka akuzë nga Departamenti i Shtetit”, deklaroi Rama në emisionin “Opinion”.

Ndërsa, sa i përket Tom Doshit, Rama u shpreh:

“Tom Doshin e kam përjashtuar nga Partia Socialiste. Por nuk mund ta përjashtoj dot nga Shqipëria, nga politika. Dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur atje me makinën time. Ka ardhur me votat e popullit të Shkodrës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073060989379883
array(1) { ["section"]=> string(128) "deklarata-e-forte-rama-vangjush-dako-eshte-miku-im-edhe-po-shkoi-ne-burg-s-ma-percakton-departamenti-i-shtetit-ke-kam-mik-195133" }