Deklarata e Lleshajt për policët, Kryemadhi: Ka të drejtë ai se në ministri ka vetëm kriminelë! Manastirliu me deklaratë budallaqe, Rama kishte frikë Metën dhe Monikën, por iu shtua edhe…

Publikuar tek: politike, më 17:16 30-10-2020 Deklarata e Lleshajt për policët, Kryemadhi: Ka të drejtë ai se në ministri ka vetëm kriminelë! Manastirliu me deklaratë budallaqe, Rama kishte frikë Metën dhe Monikën, por iu shtua edhe… Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka qenë në një takim me strukturat e partisë në qytetin e Pogradecit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka komentuar edhe deklaratën e ministrit Lleshaj ditën e djeshme në Kuvend, i cili iu drejtua deputetit Myslim Murrizi me fjalët “Polic ke qenë, polic vijon të jesh”.

"Tallet me policët sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më polici që janë të gatshëm që të japin jetën, për të mbrojtur jetën e ligjin, ka trafikantë që janë të dënuar jashtë Shqipërisë që kontrollojnë patrullat e policisë. Sot duhet të jesh trafikant, oligark që të kesh përkëdheljen e Ramës", tha Kryemadhi.

Ndërkohë kryetrja e LSI-së nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e ministers Manastirliu, e cila tha se "nëse mbushen spitalet do duhet të zgjedhin se kë do të kurojnë të parët", deklaratë të cilën e quajti budallaqe.

Sa filluan përdorimi i maskave u shtua numri i pacienteve. Kemi një deklaratë budallaqe nga ministrja e Shëndetësisë, si mund të marrim drejtimin e një njeriu që drejton shtetin me rrjetet sociale, që është marrë peng nga kriminelët", tha Kryemadhi.

Akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Rama nuk munguan as në takimin e sotëm, për të cilin tha deri më sot kishte frikë nga Meta dhe Monika, por tashmë i është shtuar edhe frika nga Komisioni i Venecias.

"Kodi Zgjedhor nuk krijon vende pune, nuk krijon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen në emigracion, as jetë më të mirë, as mundësi ushqimi për fëmijët e tyre,as ilaçe as shërbim mjekësor. Ka një hall shumë të madh me ne. Deri sot frika e Ramës ka qenë Meta dhe Monika, akoma nuk ka parë frikëra të tjera, tani i është shtuar 'Venecias, pastaj inceneratorët, pastaj mësues e nxënës, që i mbylli thjesht online kur ndërkohë për koncesione përgatitet me muaj të tërë, ndërsa për studentët u thotë sot për nesër, do i shtohet e frika e SPAK dhe frika e koncesioneve, e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave", përfundoi ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen sot për Shengenin Ballkanik, Kosova nuk konfirmon pjesëmarrjen
‘Polic ke qenë dhe polic ke mbetur’, Sandër Lleshaj kërkon falje dhe sqaron: Asnjëherë nuk e përdor me kuptim të keq fjalën polic, Murrizit i përmenda faktin... »
Article Logic
Execution time: 0.013721942901611
array(1) { ["section"]=> string(188) "deklarata-e-lleshajt-per-policet-kryemadhi-ka-te-drejte-ai-se-ne-ministri-ka-vetem-kriminele-manastirliu-me-deklarate-budallaqe-rama-kishte-frike-meten-dhe-moniken-por-iu-shtua-edhe-225813" }