Deklarata e Metës për tubim, Arjan Vasjari: Jemi në kufijtë e marrëzisë, do kemi skenarë problematikë në ditët që do vijnë

Publikuar tek: politike, më 23:25 20-02-2020 Deklarata e Metës për tubim, Arjan Vasjari: Jemi në kufijtë e marrëzisë, do kemi skenarë problematikë në ditët që do vijnë Analisti Arjan Vasjari

Analisti Arjan Vasjari shprehet se në ditët në vijim mund të ketë skenarë problematikë, duke ju referuar deklaratës së Metës për tubimin antiqeveritar të 2 marsit.

‘Natyra e antiligjores dhe antijuridikes po merr trajtat e një implikimi politik, që unë nuk do të doja të ndeshja në këto momente. Nuk më intereson aq fati i maxhorancës, sesa të mbahet shtylla e reformës në drejtësi. Ka një shkelje kushtetuese. Unë besoj se do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë. Ky është precedent unikal. Jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale’, u shpreh Vasjari në ‘Real Story’.

Më tej, Arjan Vasjari tha se mazhoranca po merr një nismë që sipas tij tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese.

‘Unë kam qenë shumë kritik ndaj sjelljes politike të presidencës. Kjo që po ndodh tani është spostim të së drejtës nga presidenti. Po e zëmë se jemi në situatë që kemi bllokim dhe na duhet zhbllokim. Maxhoranca po merr një nismë, që tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Përmes kësaj sjellje, delegjitimohet reforma në drejtësi por delegjitimohet edhe fakti që maxhoranca e do apo jo reformën në drejtësi’, shtoi analisti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012753009796143
array(1) { ["section"]=> string(126) "deklarata-e-metes-per-tubim-arjan-vasjari-jemi-ne-kufijte-e-marrezise-do-kemi-skenare-problematike-ne-ditet-qe-do-vijne-195916" }