Deklarata e Metës, vjen reagimi i mazhorancës: Zgjedhjet bëhen më 30 qershor dhe s’e luan topi

Publikuar tek: politike, më 14:02 24-05-2019 Deklarata e Metës, vjen reagimi i mazhorancës: Zgjedhjet bëhen më 30 qershor dhe s’e luan topi Balla-Meta

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta i cili tha se do të rishikonte datën e dekretimin të zgjedhjeve, pra 30 qershorin, ka ardhur edhe reagimi i mazhorancës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në takimet para-elektorale në Belsh dhe Cërrik u shpreh se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë ‘s’e luan topi’.

‘Më 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit’, ka deklaruar Balla.

LEXO EDHEVJEN VENDIMI ‘BOMBË’ I METËS, PARALAJMËRON ANULLIMIN E ZGJEDHJEVE TË 30 QERSHORIT: DO RISHIKOJ DEKRETIN PËR DATËN (E PLOTË)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031173944473267
array(1) { ["section"]=> string(99) "deklarata-e-metes-vjen-reagimi-i-mazhorances-zgjedhjet-behen-me-30-qershor-dhe-s-e-luan-topi-165553" }