'Deklarata e Neritan Cekës, lajthitje e pashoq, i duhet një konsultë tek psikologu'

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:41 11-06-2019 'Deklarata e Neritan Cekës, lajthitje e pashoq, i duhet një konsultë tek psikologu'

Nga Rezar Balla

Deklarata" e Neritan Cekës në një prej auditoreve mediatike, (e vë në thonjëza se ajo nuk është deklaratë por lajthitje e pashoq), është një skandal në aspektin e komunikimit publik të një personazhi që ka mbajtur jo pak poste publike në historinë e tejzgjatur tranzitore të vendit tim, ka themeluar një parti, është profesor, arkeologjist, me shumë gjasa dhe 'Honoris Cuasa në ndonjë vend të botës së tretë' me kush e di sa doktoratura.

Citoj: "Të mblidhem dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! - I zëntë bukën e kalamajve! - Nuk di çfarë mallkimi tjetër të them".


Ceka paska rrjedhur dhe ky është problemi i tij, një konsultë tek psikologu do të ishte e udhës për të. Por problemi kryesor është degradimi i etikës së komunikimit publik, e sidomos në media dhe studio televizive, (mendo çfarë bën Ceka në auditore e leksione të hapura), degradim që tashmë kalon pa filtra dhe për më tepër pa reagim. Zero reagim për të mos thënë dhe një lloj mbështetje apo motivim për ta agravuar edhe më shumë.

Një gjuhë e tillë urrejtje, mallkuese dhe fyese, normalisht në mos të ndalohej duhet të kishte një përpjekje për ta moderuar/zbutur prej moderatorit, drejtuesit apo autorit të emisionit. Por jo. JO. Zero reagim.

Problemi është jo te deklarata e Cekës se ai apo Kozma Dushi mbajnë përgjegjësi indivuduale për atë çfare llomotisin, por tek qasja dhe modeli që po krijohet: Ti je në studio TV dhe mund te thuash c'të doje kokrra e qejfit pa ruajtur e marrë në konsideratë se cila është audienca e TV në atë moment - jam i sigurt qe nuk e bën shumica e TV-ve këtë analizë se tashmë analiza e vetme është numri i like-ve dhe share.

Duke e toleruar Neratin nga ekrani të shajë e ofendoje, mallkojë deri tek buka e kalamajve, në emisionin e rradhës, mund të shfaqet një tjetër personazh intelektual që shpalos librin e shtëpisë ndaj kundërshtarit politik, rivalit apo sfidantit.

Është shqetësuese se sa indiferent po tregohemi ndaj modelit që po promovohet nga media dhe arenat mediatike të debateve të kësaj natyre, dhe kur ta kuptojme,'fara' hedhur pa filtra dhe kontroll gjatë kësaj etape do të këtë ngritur rrënjë të forta, e s'do këtë filtër që ta parandalojë qasjen destruktive dhe respektin e munguar ndaj audiencës.

Siç duket autoriteti që duhet të monitorojë TV dhe moderatorët për etikën dhe gjuhën e moderuar që duhet të kenë përballë audiences nuk është vigjilent aq sa duhet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(86) "deklarata-e-neritan-cekes-lajthitje-e-pashoq-i-duhet-nje-konsulte-tek-psikologu-167792" }