Deklarata e papritur e ish-kryeministrit grek: T’i hapen negociatat Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 16-10-2019 Deklarata e papritur e ish-kryeministrit grek: T’i hapen negociatat Shqipërisë Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou

Ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou ka bërë një deklaratë të papritur në mediat greke, sa i takon hapjes së negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Papandreou shprehet se udhëheqësit e BE duhet të nisin bisedimet për hapjen e negociatave mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi po vihen në dyshim vlerat evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim.

Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, është shprehur ish-kryeministri grek George Papandreou.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074601173400879
array(1) { ["section"]=> string(84) "deklarata-e-papritur-e-ish-kryeministrit-grek-t-i-hapen-negociatat-shqiperise-182364" }